Ka shenja për fiksimin artificial të çmimeve, nuk do të lejojmë praktika të padrejta, alarmoi Bytyqi

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike, Fatmir Byqyti, ka paralajmëruar që në vendin tonë nuk do të ketë praktika joetike dhe të padrejta në tregti që shkojnë në dëm të buxhetit të qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

Bytyqi zhvilloi takim pune me Vladimir Naumovskin, kryetarin e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës. Aty u diskutua për lëvizjen e çmimeve në rrjetin e shitjeve me pakicë të produkteve ushqimore, ku dyshohet për praktika që e dëmtojnë ekonominë e tregut të lirë dhe buxhetin e qytetarëve.

Ai paralajmëroi që Qeveria do të reagon ndaj këtyre praktikave, duke mos toleruar një gjë të tillë.

“Ekzistojnë rrethana reale që tregojnë për fiksimin artificial të çmimeve në nivel të lartë, si rezultat i koordinimit ndërmjet tregtarëve për çmimeve e produkteve të caktuara, ashtu që e kontrollojnë dhe e kufizojnë formimin e lirë tregtar, me qëllim rritjen e fitim të tyre”, deklaroi Bytyqi, duke vlerësuar që kjo praktikë ndikon direkt në dëm të qytetarëve dhe prodhuesve.