Ka filluar mënyrë e re pagese për biletë për një udhëtim në NTP Shkup

Që nga dita e hënë e datës 28.10.2024, ka filluar mënyra e re e pagesës për biletën e një udhëtimi përmes numrit 185, me anë të një mesazhi SMS. Çmimi i biletës mbetet i pandryshuar – 40 denarë me TVSH të përfshirë, transmeton Portalb.mk.

Mënyra e re e pagesës është siç vijon:

  • Udhëtari nga telefoni i tij celular thërret numrin 185, ku dëgjon një sinjal “bip” dhe një mesazh zanor “Keni blerë një biletë për një udhëtim me çmim 40 denarë në HH:MM
  • Kur thirrni numrin 185, nuk është e nevojshme që telefoni të afrohet pranë validatorit.
  • Pagesa realizohet menjëherë kur përdoruesi ka thirrur numrin 185 dhe ka dëgjuar sinjalin “bip,” pavarësisht nëse mesazhi zanor është dëgjuar deri në fund apo jo.
  • Në telefonin celular do të vijë një mesazh SMS konfirmimi, ku do të shkruhet: “Keni blerë një biletë për një udhëtim me çmim 40 denarë në HH:MM
  • Në rast të ndonjë problemi me llogarinë e telefonit, pasagjeri mund të marrë mesazhet e mëposhtme:
“Transaksioni dështoi, nuk keni mjaftueshëm mjete në llogarinë tuaj.”
“Transaksioni dështoi, keni aktivizuar një bllokim, kontaktoni operatorin tuaj.”
“Keni blerë tashmë një biletë udhëtimi, provoni më vonë.”
“Transaksioni dështoi për shkak të arsyeve teknike.”
“Transaksioni dështoi, keni tejkaluar limitin për përdorimin e këtij shërbimi.”

“Gjithashtu, informojmë përdoruesit e shërbimeve të JSP Shkup se funksionimi i aplikacionit të vjetër “Skopska” do të ndërpritet. Njëkohësisht, duke filluar nga data 30.10.2024, do të vihet në funksion aplikacioni i ri mobil “Skopjebus,” i cili mund të shkarkohet përmes Play Store për përdoruesit e pajisjeve Android dhe përmes App Store për përdoruesit e iPhone”, thonë nga NTP Shkup.

Duke instaluar dhe regjistruar në aplikacionin e ri, të gjitha fondet që përdoruesi ka pasur deri tani në portofolin elektronik do të transferohen automatikisht në llogarinë e tij në aplikacionin e ri. Udhëzimet për përdorimin e aplikacionit të ri mund t’i gjeni lehtësisht duke skanuar kodin QR, të cilin mund ta gjeni në të gjitha autobusët e transportit urban, që do t’ju dërgojë direkt te faqja me udhëzime për përdorim.