Java e filmit italian fillon nga 9 qershori në Kinotekë
Nga e hëna, 9 qershor e deri të shtunën 14 qershor, në Kinotekën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup do të mbahet edicioni XXV i “Javës së filmit italian”, njofton Portalb.mk.
J”Java e filmit italian” është i organizuar nga Ambasada e Italisë në Shkup, në bashkëpunim me Institutin kulturor italian në Beograd dhe Kinotekën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në edicionin e sivjetmë do të shfaqen gjashtë nga realizimet më të suksesshme filmike të kinematografisë bashkëkohore italiane, të publikuar gjatë viteve 2024 dhe 2025. Tema e programit të sivjetmë është udhëtimi: në kuptimin e mirëfilltë me rëndësinë në rrugën për në atdhe ose larg tij – por gjithashtu edhe udhëtim vizual, i brendshëm, ekzistencial, kohor ose emocional.
Të gjithë projeksionet do të mbahen në Kinoelë me fillim në ora 20.
Të hënën, 9 qershor do të shfaqet filmi “Parthenope” nga Paolo Sorentino.
Të martën, 10 qershor do të jepet projeksioni i dramës historike “L’abbaglio” nga Roberto Ando.
Të mërkurën, 11 qershor do të shfaqet komedia romantike “Follemente” nga Paolo Xhenoveze.
Të enjten, 12 qershor do të shfaqet filmi “Napoli – New York” nga Gabriele Salvatores.
Të premten, 13 qershor do të shfaqet filmi “La Vita Da Grandi” nga Greta Skarano.
“Java ae filmit italian” do të përfundojë të shtunën nmë 14 qershor me projeksionin e filmit “Diamanti” nga Ferzan Ozpetek.
Festivalit realizohet nën patronazhin e projektit „ITALIAN SCREENS“, i promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtare (MAECI) dhe Drejtorati i përgjithshëm për kinematografi dhe arte audiovizuale pranë Ministrisë së Kulturës të Italisë, me mbështetje të organizuar nga Cinecittà.