Tërmet me intensitet prej 5,1 ballësh është regjistruar në Greqi, është ndjerë edhe në pjesë të RMV-së
Tërmet me intensitet prej 5,1 ballësh sipas Shkallës së Rihterit është regjistruar në Greqi sot në ora 15:46 sipas kohës lokale, informoi Qendra Sizmologjike evropiane-mesdhetare (EMSC), shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk.
Epiqendra e tërmetit është locuar në 19 kilometra juglindje të Nea Rodas dhe 108 kilometra në lindje deri në Selanik.
Tërmeti ka qenë në thellësi prej 8,2 kilometra.
Tërmeti prej 5,1 ballësh është regjistruar edhe nga Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut prej nga informuan se është ndjerë në pjesën juglindore të vendit me intensitet prej 3 ballësh sopas Shkallës makrosizmike evropiane.
Përveç këtij tërmeti, EMSC pasditen e sotme ka regjistruar tërmete edhe në rrethinën e Sartit. Më i fuqishme ka qenë me intensitet prej 4,2 ballësh dhe është ndjerë në ora 15:52 sipas kohës lokale. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në 21 kilometra në në verilindje të Sartit dhe ka qenë në thellësi prej 5 kilometra.
Në këtë rajon janë regjistruar edhe tërmete me intensitet prej 3,9, 4 dhe 4,1 ballësh, të cilët janë ndjerë në largësi prej disa minutave.