Janushevi i VMRO-së u dënua me kusht për autobusët nga Kina, në bazë të paragrafit i cili tani bëhet inekzistent

Ish drejtori i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publike (NQP), Igor Janushev u dënua me dy vjet burg me kusht për  keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar, parashikuar me paragrafin 5 të nenit 353 të Kodit Penal të RMV-së, i cili, me ndryshimet e fundit ligjore të Kodit Penal më nuk ekziston, transmeton Portalb.mk.

Me veprimet e ndërmarra i akuzuari Janushev ka kryer veprën keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave nga neni 353 paragrafi 5, në lidhje me paragrafin 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal (KP). Në përputhje me dispozitat e cituara më parë, gjykata i caktoi të akuzuarit masë alternative të dënimit me kusht duke e dënuar me dy vjet burgim dhe njëkohësisht përcaktoi se dënimi me burg nuk do të zbatohet nëse ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda pesë viteve.

Kështu pak më parë u shqiptua aktgjykimi për deputetin aktual të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev,rastin “Dizajn në lidhje me blerjen e autobusëve kinezë për transport publik në vitin 2010.

Janushev nuk është paraqitur në aktgjykim, shpallja e të cilit bie nën hijen e ndryshimeve në Kodin Penal që u votuan dje në “korsinë e shpejtë” në Kuvend.

Pikërisht paragrafi 5 i nenit 353 (keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar) i cili shumë shpejtë mund të bëhet joekzistues për shkak se me ndryshimet ligjore që dje i kanë miratuar deputetët, ai është fshirë.

Në paragrafin 5 të ligjit aktual thuhet se nëse keqpërdorimi është bërë në dëm të Buxhetit ose parave tjera publike, autori do të dënohet me burgim me më së paku pesë vjet, pa përcaktuar kufi për dënim maksimal.

“Nëse vepra nga paragrafi (1) dhe (4) është kryer gjatë prokurimit publik ose në dëm të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga mjetet publike ose nga mjetet tjera të shtetit, autori do të dënohet me burgim të paktën pesë vjet.”

Megjithatë, me ndryshimet në Kodin Penal, ky nen fshihet dhe në vend të tij shtohen dy nene të reja që thonë:

Fshirja e paragrafit 5 të nenit 353 nënkupton se nuk do të ketë dënim me burg për më pak pesë vite për personat që do të jenë të gjykuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare për shkak se e kanë kryer veprën gjatë prokurimit publik ose në dëm të buxhetit. Më saktë, për veprat e tilla penale do të vlejnë paragrafët e tjerë të nenit 353 nga Kodi Penal.

Për ato paragrafë përsëri, me ndryshimet penale dënimi maksimal me burg mbetet pesë vjet, nëse merret parasysh se periudha e akuzës është 2008-2010, deri më tani kanë kaluar 10 vite (më shumë se dyfishi i dënimit maksimal) i cili është kusht për paraqitjen e parashkrimit absolut të punës.

Ndryshimet u nënshkruan edhe nga presidenti Stevo Pendarovski.

Rikujtojmë se Igor Janushev, anëtar i VMRO-DPMNE-së, ishte anëtar i komisionit për zbatimin e furnizimeve publike, të autobusëve dykatësh për Qytetin e Shkupit dhe në rastin “Dizajn” së bashku me Mile Janakieski, Snezhana Filipovska Pavleska dhe Julia Jankullovska Atanasov kanë shfrytëzuar pozitat e tyre zyrtare dhe autorizimet dhe për operatorin ekonomik “Jutong” nga Kina kanë bërë autorizim të paligjshëm – favorizim në procedurë dhe kontraktimin e marrëveshjes për furnizimin e 202 autobusëve dykatësh, duke i shkaktuar dëm buxhetit të RMV-së, në shumë prej 5.000.000 euro.

Igor Janushevi ishte i vetmi i cili nuk e pranoi fajësinë.