Janevska: Konviktin “Pellagonia” e gjeta me borxh të madh, përpiqemi që punëtorëve t’ua paguajmë rrogat

Problemi në konviktin studentor “Pellagonia” në Kisella Vodë të Shkupit është shumë i rëndë dhe për momentin po mundohemi që punëtorëve t’ua paguaj rrogar. Kështu deklaroi ministrja e Arsimit Vesna Janevska sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për gjendjen në konviktet e studentëve, e veçanërisht për konviktin “Pellagonia”, ku studentët ankohen për kushtet nën standarde, gjegjësisht mungesën e ujit të ngrohtë, ushqimin e keq dhe ashensorë jofunksional, transmeton Portalb.mk.

“Konviktin e gjeta me 34 milionë denarë borxh. Nëse në konvikt nuk punëtor, as studentët nuk do të mund të qëndrojnë aty. Ka disa ditë që ka një menaxhment të ri, është emëruar një drejtoreshë, kështu që shpresoj që si nënë dhe grua të fillojë me rregullimin e konviktit”, tha Janevska.

Sipas saj, gjëja e parë dhe kryesore që duhet bërë në konvikt është sigurimi i ujit të ngrohtë dhe ushqimit për studentët.

“Hap pas hapi do të zgjidhim gjithçka”, tha ajo.

Ajo theksoi se do të rinovohen të gjitha konviktet e studentëve në vend, por fillimisht duhet të përfundojë rikonstruksioni në dy konviktet në Shkup, “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Stiv Naumov”.

“Mjetet e siguruara mjaftojnë vetëm për dy konviktet që janë filluar, kështu që qeveria siguroi kredi shtesë që të mund të rinovojmë të gjitha konviktet e studentëve në shtet”, tha Janevska.

Portalb.mk dhe Meta.mk në fillim të javës raportuan për kushtet katastrofike në të cilat jetojnë studentët në këtë konvikt.

Një numër i madh i banorëve e u ankuan se nuk kishin fare ujë të ngrohtë, pothuajse asnjë nga ashensorët në ndërtesa nuk funksiononte, si dhe kishte ankesa për cilësinë e ushqimit, në të cilin studentët në disa raste gjatë javëve të kaluara e kishin gjetur edhe insekte.

“Pellagonia” funksionoi pa drejtor për gati një muaj, pasi i fundit dha dorëheqjen në tetor dhe nuk u emërua ushtrues i ri detyre. Për këtë nuk kishte kush të firmoste vendimet për të zgjidhur problemet e studentëve.