Janë planifikuar mjete financiare për të blerë gjithçka për pacientët me diabet, sqaroi kryeministri Kovaçevsi

Në shpërndarjen e Buxhetit janë paraparë mjete financiare për gjithçka që u nevojitet për diabetikët, për pacientët me paralizë cerebrale, të cilët përdorin “trikafta” dhe mjete tjera mjekësore, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, pas vizitës në “Gorska” me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe u.d. drejtorin e Inspektoratit shtetëror të tregut, Goran Trajkovski, njoftoi MIA.

“E tërë kjo është paraparë dhe këtë ministri i Financave shumë qartë e tha në disa mediume, gjithçka është paraparë në shpërndarjen e Buxhetit. Madje edhe të gjitha porositë janë bërë, megjithatë Ministria e Shëndetësisë informoi se për shkak të kontrolleve administrative dhe të gjitha procedurave që kanë të bëjnë në pjesën e prokurimeve publike, ende për një pjesë nuk kanë përfunduar, edhe pse për një pjesë tashmë procedurat kanë përfunduar. Ashtu që, unë pres se do të përfundojë dhe të gjithë do të kenë qasje deri te ajo që u nevojitet”, tha Kovaçevski.

Ndryshe, Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë së Veriut i dorëzoi Avokatit të Popullit peticion dhe kërkesë për veprim urgjent. Sindikata që bashkon personat e diagnostikuar me diabet tip 1 dhe tip 2 bën thirrje se akoma nuk ka glukometra dhe shirita, të cilat ishin premtuar, që janë për kontrollin e vlerave të glicemisë në gjak, si dhe sistemet për matjen e vazhdueshme të glicemisë për fëmijët dhe të rinjtë deri në 18 vjeç.

Kujtomë që në vend kishte mungesë të terapive të cilat marrin personat e sëmurë me diabet. Më 10gusht ata shpërehen revoltën e tyre kundrejt Ministrisë së Shëndetësisë për injorimin që u bëhet për disa muaj.