Izraeli vrau 97 palestinezë në Gaza që nga fillimi i armëpushimit
Izraeli ka vrarë të paktën 97 palestinezë dhe ka plagosur 230 që nga fillimi i armëpushimit, dhe ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit 80 herë, thotë zyra për media e Qeverisë së Gazës, shkruan Aljazeera.
Ushtria izraelite ka vrarë dhjetëra palestinezë në një valë sulmesh ajrore që tha se ishin në përgjigje të një shkeljeje të armëpushimit nga Hamasi, të cilën grupi e ka mohuar.
Presidenti Donald Trump thotë se armëpushimi në Gaza është ende në fuqi, duke theksuar se SHBA-të po punojnë për të siguruar që situata të jetë “shumë paqësore”.
Lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 68.159 njerëz dhe ka plagosur 170.203 që nga tetori 2023. Një total prej 1.139 personash u vranë në Izrael gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023, dhe rreth 200 u morën peng.