Islami dhe Xhaferi janë propozuar për anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor në Maqedoninë e Veriut

Artim Isufi, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Struga dhe Feuzi Xhaferi, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Çajla e Gostivarit, janë kandidatët të cilët sot Komisioni parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve i propozoi për anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor të cilin  e zgjedh Kuvendi, raporton MIA.

Kryetari i Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Gjorgjia Sajkovski, informoi se në konkurs ishin paraqitur 10 kandidatë, prej të cilëve gjatë kontrollit të anëtarëve të Komisionit për Përzgjedhje ka konfirmuar se tre kandidatë nuk i përmbushin kushtet për anëtar të Këshillit Gjyqësor, ndërsa me shtatë kandidatët të cilët i përmbushën kushtet u zbatua debat publik për prezantimin e tyre.

“Më 22 prill 2026, kryetari i Kuvendit shpalli konkursin për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilin e zgjedh Kuvendi dhe i cili u publikua më 23 prill 2026. Afati për kandidatët për të aplikuar për shpalljen zgjati 15 ditë nga data e publikimit në Gazetën Zyrtare. Komisioni për Zgjedhjet dhe Emërimet, brenda 10 ditëve nga shpallja e konkursit, formoi grup pune për përzgjedhjen paraprake të kandidatëve për anëtarë të Këshillit. Grupi i punës u formua në përbërje nga Diturie Elezi Neziri, përfaqësuese e Shoqatës së Gjykatësve, Flora Ilkoska, përfaqësuese e Odës së Avokatëve, Jelena Kadriq, përfaqësuese e Shoqatës ose Fondacionit të emëruar nga Këshilli për Bashkëpunim midis Qeverisë dhe Sektorit Civil në Fushën e Drejtësisë, Sundimit të Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut, dhe deputetët, Aleksandar Veljanovski dhe Sanja Llukarevska”, tha Sajkoski.

Komisioni zbatoi debat publik për prezantim edhe me kandidatët të cilët i përmbushnin kushtet: Shpresa Dauti, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Tetova, Elvir Iseini, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Bogovinë i Tetovës, Sabedin Dauti, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Raven i Gostivarit, Fadil Xhelili, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Çegran i Gostivarit dhe Fatmir Emrullai, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Kërçova.

Vendi i lirë vjen pas skadimit të mandatit të dytë të anëtarit të Këshillit Gjyqësor, Selim Ademi, në dhjetor të vitit të kaluar. Ky pozicion është i rezervuar për anëtarët e bashkësive që janë mbi 20 për qind. Kriteret në konkurs ishin që kandidatët duhet të jenë profesorë universitarë të drejtësisë, avokatë, ish-gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, të gjykatave ndërkombëtare dhe juristë të tjerë të shquar. Gjykatësit ose prokurorët aktualë, si dhe personat që janë shkarkuar nga pozicionet e tyre, nuk mund të kandidojnë për këtë pozicion. 

Ndryshe, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në muajin prill i anuloi konkurset për zgjedhje të anëtarit të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe për zgjedhje të anëtarit të Këshillit gjyqësor që e zgjedhë Kuvendi.

Shpallja e mëparshme për anëtar të Këshillit Gjyqësor gjithashtu ishte anuluar, pasi kandidati i propozuar ishte zgjedhur sipas ligjit të vjetër dhe kishte përvojë më të madhe si inspektor policiePër herë të dytë është anuluar edhe shpallja për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor, pasi një nga kandidatët dyshohet se ka dhënë një deklaratë të rreme.