Irani e sulmoi Izraelin me 300 dronë dhe projektilë, thuajse të gjithë janë shkatërruar me ndihmën e SHBA-së

Irani ka lansuar rreth 300 dronë dhe projektilë lundrimi dhe balistike drejt Izraelit në një sulm deri tani të paparë, publikuan Forcat mbrojëse izraelite (IDF), duke shtuar se 99 përqind e tyre janë shkatërruar nga sistemet kundërajrore izralite dhe nga aleatët në rajon. Deri tani nuk ka informata për ndonjë person të lënduar dhe për dëme të vogla në një bazë ushtarake në jug të Izraelit, shkruan Sdk.mk, njofton Portalb.mk.

Xhirimet treguan shpërtime dhe topa zjarri mbi Jerusalemin si rezultat i aksioneve të mbrojtjes kundërajrore. IDF tha se ka pasur lansime edhe nga Iraku dhe Jemeni.

Xho Bajden deklaroi se forcat amerikane i kanë ndihmuar Izraelit t’i shkatërrojë të gjithë dronët dhe projektilët e lansuar nga Irani. Ai shtoi se kaurdhëruar lëvizje të aeroplanëve ushtarak amerikanë dhe anijeve në këtë rajon pasi Irani e ka filluar sulmin.

“Bisedova me kryeministrin izraelit Netanjahu që ta bind në përkushtimin e hekurt të SHBA-së drejt sigurisë së Izraelit. I thashë se Izraelit ka demonstruar kapacitete të jashtëzakonshme që të ‘mbrohet'”, deklaroi Bajden.

Irani u kërcënua se do të hakmerret pasi Iraeli e bombardoi kosullatën iraniane në Damask më 1 prill, me ç’rast jetën e humbën edhe gjeneralë të Gardës revolucionare iraniane. Teherani u kërcënua se sërish do të sulmojë me forcë edhe më të madhe nëse Izraeli hakmerret për këtë sulm dhe e paralajmëroi SHBA-në që të mos përzihet.

“SHBA-ja nuk dëshiron konflikt me Iranin, por do të reagojmë nëse duhet t’i mbrojmë forcat e tona dhe ta mbështesim mbrojtjen e Izraelit”, deklaroi ministri amerikan i mbrojtjes Lojd ostin.