Instruktorët e notit zbulojnë se për cilat lodra të pishinës duhet të kemi kujdes

Lodrat mund të jenë një shtesë argëtuese për lojën në pishinë, por ato mund t’i vënë fëmijët në rrezik, paralajmërojnë instruktorët e notit në shkollën Aquabliss, shkruan Panacea.

“Lodrat që fryhen mund të jenë të rrezikshme nëse lihen në pishinë. Fëmijët mund të përpiqen t’i kapin nga cepi i pishinës dhe të bien në ujë,” deklaruan ata për “The Sun’, duke u kërkuar prindërve që t’i mbajnë të gjitha lodrat larg ujit dhe të kontrollojnë nëse janë të përshtatshme për peshën dhe moshën e fëmijës së tyre.

Mbytja është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes në mesin e popullatës nga një deri në 24 vjeç, ku grupi më i rrezikuar janë pesëvjeçarët, tregojnë të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.