Ibër Deari në OpenMic: Kemi pak treg të filmit dhe publikë, duhet të mësohet tradita që publikun ta sjellim në kinema
Në episodin e 28 të OpenMic në Portalb.mk flasim me regjisorin Ibër Deari.
Me atë biseduam për premierën e filmit “Krejt e thirrin Rexhon”, kinematografinë dhe përkrahjen ndaj filmit në RMV dhe shumë të tjera.
Së fundmi u dha premiera e filmit “Krejt e thirrin Rexhon”, Deari tregoi se filmi tregon problematikën e migrimit dhe ikjen e punëtorëve.
“Poshtërohemi nga sistemi dhe nga njerëzit e tjerë, kjo ndoshta edhe shumicën e njerëzve i ka detyruar, nuk mund të gjithë njerëzit të jenë servilë sikur disa të tjerë, kemi njerëz me karakter dhe krenari që nuk mund të përkulen para disa të tjerëve që marrin pozita brenda natës dhe pastaj duan t’i shohin tjerët në shërbim, edhe filmi i ka personazhet e tillë”, tha Deari.
Ai tha se duhet të praktikohet ideja që publiku të shkojë në kinema dhe të promovohen më shumë filmat.
“Publiku nëse nuk shkon në kinema, harron se duhet të shkojë në kinema dhe nuk i intereson”, tha Deari.
Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.