Huseini i ASH-së së Taravarit u largua nga posti i drejtorit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”

Drejtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Emir Huseini, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, duke paralajmëruar se angazhimi publik nuk do të përfundojë, transmeton Portalb.mk.

“Emir Huseini, Drejtori i deritanishëm i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga kjo detyrë,  duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe strukturat partiake që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim”, ka njoftuar Aleanca për Shqiptarët që udhëhiqet nga Arben Taravari.

Ai ka falënderuar kryetarin Taravari, Degën e ASH-së në Tetovë dhe punëtorët e Parkut për bashkëpunimin.

“Sot dorëzova dorëheqjen time nga posti i Drejtorit të Parkut Kombëtar Mali Sharr. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj Kryesisë së Partisë Aleanca për Shqiptarët, në krye me z. Arben Taravari, për besimin dhe përkrahjen e treguar gjatë gjithë kësaj kohe”, deklaroi Huseini.