Holandë, u ndalua përdorimi i celularëve në shkollat fillore
Në Holandë, pas shkollave të mesme të ulëta dhe të larta, edhe në shkollat fillore është ndaluar përdorimi i celularëve me arsyetimin se shpërqendron nxënësit dhe ndikon negativisht në rezultatet e provimeve, transmeton Anadolu.
Sipas lajmeve në mediat lokale, Ministria e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës ka vendosur që nga fillimi i javës të ndalojë përdorimin e celularëve gjatë mësimit në shkollat fillore.
Pas vendimit, nxënësit do të lejohen të përdorin celularët vetëm në mësimet përkatëse për qëllime mësimore ose në raste të jashtëzakonshme si arsye shëndetësore ose paaftësi fizike.
Vendimi, i cili u mor me arsyetimin se celularët shpërqendrojnë nxënësit dhe ndikojnë negativisht në rezultatet e provimeve, tashmë është në zbatim në shkollat e mesme të ulëta dhe të larta.
Me përfshirjen e shkollave fillore në ndalim, përdorimi i celularëve u ndalua në të gjitha shkollat në mbarë vendin.
Ndalimi, i cili zbatohet në Greqi, Itali dhe rajonet frëngjishtfolëse të Belgjikës, pritet të jetë në rend dite edhe në Gjermani.