Harta me fituesit e zgjedhjeve lokale 2025 në RMV (Infografik)
Zgjedhjet lokale 2025 rikonfirmuan shtrirjen e partive politike në Maqedoninë e Veriut. Disa parti i ruajtën bastionet, disa fituan terren të ri, ndërsa disa të tjera humbën. Portalb.mk ju sjell hartën me fituesit e këtyre zgjedhjeve.
VMRO-DPMNE – ja ka shënuar fitore bindëse duke fituar 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, në krahasim me zgjedhjet e kaluara lokale kjo parti ka fituar 12 komuna më shumë.
LSDM-ja opozitare fitoi në 6 komuna, apo në 10 më pak se zgjedhjet e kaluar.
Në bllokun politik shqiptar u përmbys rezultati, koalicioni VLEN (Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike) ka fituar 9 komuna, shumicën e komunave urbane.
Ndërkaq koalicioni AKI (BDI dhe dy Aleancat për Shqiptarët, e Ziadin Selës dhe Arben Taravairt) ka fituar vetëm 4 komuna, asnjë nga komunat e mëdha urbane.
Partia ZNAM dhe Unioni i Romëve kanë fituar nga një komunë.
Në Strugë fitoi kandidati i pavarur i mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe VLEN.
Levica nuk ka fituar asnjë komunë.
Në katër komuna nuk u arrit cenzusi dhe do të organizohen zgjedhje të reja.
VMRO-DPMNE fitoi në: Qytetin e Shkupit, Aerodrom, Vallandovë, Vinicë, Debërcë, Demir Kapi, Dojran, Dollnen, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Llozovë, Makedonski Brod, Negotinë, Mogillë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Çeshinovë – Obleshevë dhe Çuçer Sandevë.
Koalicioni VLEN fitoi në: Tetovë, Bogovinë, Dibër dhe Dollnen.
Kandidatët e LSDM-së fituan në Qendër, Makedonska Kamenicë dhe Zërnovcë.
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) fitoi në Studeniçan.
Mendi Qyra i përkrhaur nga VLEN dhe VMRO ka fituar në Strugë.
Kandidati i ZNAM-it fitoi në Kumanovë, ndërsa Unioni i Romëve në Shuto Orizarë.

Këto zgjedhje mes tjerash do të kujtohen për tre momente politike: Fitorja e kandidatit shqiptar në Çashkë, fitorja e VMRO-së në Kërçovë dhe humbja e kandidatit shqiptar në Bërvenicë.
Rrethi i parë i zgjedhjeve të teta lokale në RMV u mbajt më 19 tetor, ndërsa rrethi i dytë më 2 nëntor.