Hamasi me raketa drejt Tel Avivit dhe Beersheba-s në përgjigje të “masakrave” kundër civilëve në Gaza

Grupi palestinez Hamas njoftoi sot se ka lëshuar breshëri raketash drejt Tel Avivit dhe Beersheba-s në Izraelin qendror dhe jugor në përgjigje të “masakrave” kundër civilëve në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Në deklarata të veçanta, krahu i armatosur i grupit, Brigadat Izzedin Kassam tha se sulmi me raketa ishte “në përgjigje të masakrave izraelite kundër palestinezëve” në Gaza.

Ushtria izraelite, ndërkohë tha se sirenat e raketave u dëgjuan nëpër qytete në Izraelin qendror dhe jugor, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Konflikti në Gaza, i cili ka qenë nën bombardimet izraelite dhe një bllokadë që nga 7 tetori, kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksa-së”, një sulm i befasishëm dhe shumëdimensional që përfshinte lëshimin e një breshërie raketash dhe infiltrime në Izrael nga toka, deti dhe ajri.

Grupi tha se inkursioni ishte hakmarrje për sulmet në xhaminë Al-Aksa dhe dhunën në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi operacionin “Shpata e Hekurt” kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

Gati 7.200 njerëz janë vrarë në konflikt, përfshirë të paktën 5.791 palestinezë dhe mbi 1.400 izraelitë.