Grupet e RMV-së, Shqipërisë dhe Kosovës në Botërorim 2026, nëse e kalojnë balotazhin

Shorti ka shpalosur grupet e Kupës Botërore në futboll. Maqedonia e Veriut nëse kualifikohet do të gjendet në Grupin A, tramsmeton Portalb.mk.

Kundërshtarët e Maqedonisë së Veriut në Grupin A do të jenë Meksika, Afrika e Jugut dhe Koreja e Jugut. Në këtë grup përveç Maqedonisë së Veriut, do të mund të kualifikohen edhe Danimarka, Çekia dhe Irlanda.

Në Grupin F do të mund të kualifikohet Shqipëria sikurse edhe Ukraina, Suedia dhe Polonia. Në këtë grup tashmë janë kualifikuar Holanda, Japonia dhe Tunizia.

Ekipi i Kosovës në futboll do të gjendet në Grupin D së bashku me SHBA-në, Paraguain dhe Australinë, nëse arrin të kalojë sfidën e balotazhit kundër Turqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë.

Më 20 nëntor në Cyrih u hodh shorti që përcaktoi ekipet kundërshtare që do të garojnë për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Këto ndeshje do të zhvillohen më 26 dhe 31 mars të vitit të ardhshëm.

Shqipëria do të luajë kundër ekipit të Polonisë. Fitorja kundër ekipit polak, do t’i mundësojë Shqipërisë të luajë me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi. Kosova do të përballet me Sllovakinë në gjysmëfinale, ndërsa në finale do ta pret fituesi i ndeshjes Turqi – Rumani. Maqedonia e Veriut do të luajë kundër Danimarkës, ashtu që fituesi i kësaj ndeshje do të luajë me fituesin e ndeshjes Çeki – Irlandë.