Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria u njoftuan me kundërshtarët në garën për në Botëror

Sot në Cyrih u hodh shorti që përcaktoi ekipet kundërshtare që do të garojnë për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Këto ndeshje do të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm, transmeton Portalb.mk.

“Ndryshe nga hera e fundit, kur ishim në fazën eliminatore dhe u përballëm me favoritët kryesorë, Italinë dhe Portugalinë, tani në letër morëm një kundërshtar më të lehtë, megjithëse duhet të theksoj se kur garon me 16 ekipet kombëtare më të mira, nuk ka kundërshtarë të lehtë, përkundrazi. Është për të ardhur keq që përsëri patëm fat të keq për një ndeshje të mundshme në shtëpi. Danimarka është një ekip kombëtar me cilësi jashtëzakonisht të lartë, është mosmirënjohëse të japësh çfarëdo lloj parashikimi. Nuk ka ekipe kombëtare të dobëta në këtë grup dhe absolutisht nuk mund të shpresosh për një vendosje të sigurt, por ne do të bëjmë çmos që të jemi konkurrues në fazën eliminatore”, deklaroi trajneri i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 26 mars, ndërsa ato finale më 31 mars. Shqipëria do të luajë kundër ekipit të Polonisë. Fitorja kundër ekipit polak, do t’i mundësojë Shqipërisë të luajë me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi.

Kosova do të përballet me Sllovakinë në gjysmëfinale, ndërsa në finale do ta pret fituesi i ndeshjes Turqi – Rumani.

Maqedonia e Veriut do të luajë kundër Danimarkës, ashtu që fituesi i kësaj ndeshje do të luajë me fituesin e ndeshjes Çeki – Irlandë.

Në garën për kualifikim në Botërorin e vitit 2026 janë edhe katër ekipet tjera. Italia do të përballet me Irlandën, ndërsa Uellsi me Bosnjën. Një nga këta katër ekipe do të kualifikohet në Botërorin e vitit 2026.