Gruaja e sulmoi burrin, burri gruan, disa nga rastet e dhunës në familje të paraqitura në Policinë e RMV-së

Në Policinë e Maqedonisë së Veriut janë raportuar katër raste të dhunës në familje, ashtu që janë arrestuar dy persona, transmeton Portalb.mk.

“Më 20.05.2026 në orën 22:15 në NJPB Gostivar, një grua 36-vjeçare nga rrethina e Gostivarit njoftoi se rreth orës 19:00, në shtëpinë familjare, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, vjehrra e saj ishte përpjekur ta sulmonte me një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës”, raportoi Policia.

Policia arrestoi 33 vjeçarin nga Shtupi nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, ndërsa 73 vjeçari nga Tetova u arrestua pasi e kishte sulmuar me një send të mprehtë bashkëshorten 66 vjeçare.

“Një burrë 38-vjeçar nga Shkupi denoncoi se më 18.05.2026 rreth orës 17:00, në shtëpinë familjare në rajonin e Draçevës, ishte kërcënuar nga bashkëshortja e tij 33-vjeçare”, raportoi Policia.