Greva globale për klimën në Berlin: Aktivistët kërkojnë veprim urgjent ndaj krizës klimatike 

Në Berlin u mbajt Greva Globale për Klimën, ku qindra qytetarë dhe aktivistë kërkuan masa më të forta dhe të menjëhershme për t’iu përgjigjur krizës klimatike, transmeton Portalb.mk.

Protesta u organizua në mbështetje të aktivistëve të klimës në mbarë botën, teksa në Brazil po zhvillohet konferenca e OKB-së për klimën ‘COP30′. 

Mesazhi kryesor i protestuesve ishte se qeveritë duhet të kalojnë nga premtimet te veprimi konkret. 

Shkencëtarët prej kohësh paralajmërojnë se koha po mbaron dhe se emetimet globale vazhdojnë të rriten, ndonëse kanë kaluar vite nga Marrëveshja e Parisit. 

Samiti COP30 pritet të shndërrojë zotimet e deritanishme në hapa konkrete.