Janë marrë në pyetje dëshmitarët për rastin “Zhan Mitrev”, gjykimi vazhdon më 4 korrik

Në gjykimin e sotëm për rastin “Zhan Mitrev” dëshmuan dëshmitarë, të afërm të të vdekurve gjatë mjekimit në spitalin “Zhan Mitrev”, raporton MIA. Në pyetje të prokurores publike, Iskra Haxhi Vasileva, dëshmitarja, bashkëshorti i së cilës ndërroi jetë në spital gjatë mjekimit kundër koronavirusit, deklaroi se “po të mos i kishte ato para nuk do ta transferoja nga infektivja”.

Dëshmitarja, si edhe e kaluara, tha se nuk kanë dashur ta pranonin bashkëshortin e saj për mjekim para se të paguheshin paratë e nevojshme për trajtim në spital, ndërkaq pasi që kanë paguar dhe pacienti ishte pranuar, ajo nuk ka pasur kurrfarë informate për mjekimin e mëtutjeshëm.

Nuk mundja t’i kontaktoja mjekët, të informohesha, nëse ishte i vdekur, apo gjallë, ndërsa spitali privat është, konsideroja se do të ketë kujdes, do të ketë informata”, tha dëshmitarja.

Sipas dëshmitares, siç tha, “në kohën e kovidit, ai spital paraqiste tmerr dhe agoni”.

Ndoshta kishin punë, ishin të zënë me kovidin, por, ata janë spital privat dhe u janë dhënë shumë para, duhej të siguronin dikë të na jepte informata”, tha ajo.

Në pyetje të prokurores, dëshmitarja deklaroi se ndjehet e mashtruar dhe se denoncon kërkesë pronësore-juridike.

E pyetur nga mbrojtja, nëse ka vërejtur se në fletë-lëshim është cekur se bashkëshorti i saj është pranuar me saturacion periferik të oksigjenit 75 për qind me mbështetje oksigjeni, ajo u përgjigj po.

Më pas mbrojtësi pyeti nëse mund të konkludojë se pacienti me 75 për qind saturacion periferik të oksigjenit, me mbështetje oksigjeni prej 10 litrave nuk është pacient mesatarisht i rëndë, po rast jashtëzakonisht i rëndë, ajo u përgjigj jo.

Më pas dëshmitarja u pyet nëse mund të konkludojë se bashkëshorti i saj ka pasur hipertension të arteries, obezitet dhe hiperlipidemi, ajo u përgjigj jo, e më pas, në pyetjen shtesë, nëse ka vërejtur se në fletë-lëshim është cekur obeziteti, hipertensioni dhe hiperlipidemia u përjgigj se ka parë, por, siç tha, nuk beson.

E pyetur nëse emisioni “Gjaku i papastër” i IRL-së ia ka formuar konkludimin se hemofiltrimi është shkaku i vdekjes së bashkëshortit të saj, ajo tha jo.

E pyetur nëse dr. Zhan Mitrev, d.t.th. klinika e tij, përmes anesteziologëve përgjegjës për kujdes intensiv, kanë bërë gjithçka për të shpëtuar jetë, ajo u përgjigj po. E pyetur nëse mjeku Mitrev ka thënë se hemofiltrimi mjekon  nga Kovod-19, ajo u përgjigj, siç tha “nuk mbaj mend nëse ka thënë diçka, por shumë e lavdëronte”.

Procesin e udhëheqë gjykatësja Lidia Petrovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva.

Kujtojmë që muajin në janarë të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike ngriti aktakuzë kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev si person fizik, si dhe kundër personit juridik Spitali privat “Zhan Mitrev”. Sipas aktakuzës bëhet fjalë për veprën penale “mashtrim”, për të cilën është paraparë dënim me burg prej 1 deri në 10 vjet.

Sipas sqarimit të prokurorisë, janë fshehur faktet kyçe dhe në këtë mënyrë është krijuar mashtrim tek pacientët, të cilët janë trajtuar në spital. Qëllimi i prokurorisë është të dëshmojë se të akuzuarit në rastin e Zhan Mitrevit kanë dashur t’i mashtrojnë për përfitime ligjore.

Përndryshe, Zhan Mitrev ngriti padi kundër IRL-së pas publikimit të storjes “Gjak i pistë” pasi sipas tij ishin lajme të rreme. Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregon se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik. Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED. Ndërkaq më pas, Zhan Mitrev paralajmëroi se do të tërheqë padinë kundër Laboratorit të Raportimit Investigativ (IRL).