Gjykata Kushtetuese e Rumanisë anuloi zgjedhjet presidenciale, e jo “nazistët e NATO-s”
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka vendosur të anulojë raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të fituar nga kandidati i ekstremit të djathtë Calin Georgescu. Ai është pro Rusisë dhe Guardian raporton se ai raportoi “zero shpenzime për fushatën”. Në kushte të tilla me shpenzime zero, dolën prova se kishte ndërhyrje të jashtme ruse, një fushatë masive kibernetike Tik Tok e orkestruar nga Moska për përfitimin e saj, e cila fluturoi nën radarin e autoriteteve rumune, shkruan Vërtetmatësi.
Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:
Skandal dhe turp i madh. Nazistët e NATO-s anuluan raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani pasi panë rrezikun nga Kalin Gjorgescu! Kaq nga demokracia satanike perëndimore!
Si pjesë e njoftimit shpërndahet edhe një artikull në media në gjuhën serbe, në të cilin bëhet e ditur se në Rumani zgjedhjet presidenciale do të përsëriten pasi të fitojë e djathta kontroverse dhe qeveria do të caktojë një datë të re për zgjedhjet presidenciale.
Deklarata në postim se “nazistët e NATO-s anuluan raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani pasi panë një rrezik nga Kalin Giorgescu” është i rremë. NATO nuk është një organizatë naziste, pavarësisht se për një kohë të gjatë është bërë propagandë kundër NATO-s dhe kjo organizatë është demonizuar pa argumente. Kur shikon faktet rreth situatës së fundit me zgjedhjet presidenciale në Rumani, bëhet e qartë se raundi i parë i zgjedhjeve u anulua nga Gjykata Kushtetuese e këtij vendi, e cila është pjesë e pushtetit të brendshëm sovran.
Pikërisht këtu bien në ujë pretendimet se NATO kishte ndonjë rol në anulimin e raundit të parë të zgjedhjeve në Rumani pasi “panë rrezik nga Kalin Giorgescu”. Postimi pretendon se demokracia perëndimore është “satanike”, por kjo nuk është e vërtetuar. Demokracia perëndimore udhëhiqet nga postulatet e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe politikisht – ato bazohen në zgjedhje demokratike dhe të ndershme pa ndikim të huaj që pasqyrojnë dëshirat dhe aspiratat e qytetarëve të shtetit. Në rastin konkret të zgjedhjeve presidenciale rumune, një problem u shfaq pikërisht në këtë postulat, por ai problem nuk u “sanua” nga faktorë të jashtëm, por nga faktorë të brendshëm – Gjykata Kushtetuese e vendit.
Gjegjësisht, më 6 dhjetor 2024, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë vendosi të anulojë zgjedhjet presidenciale, raundi i dytë i të cilave do të mbahej në fundjavë pas kësaj date. Më 6 dhjetor, gjykata vendosi të anulojë raundin e parë dhe të lërë qeverinë të vendosë se kur do të zhvillohen zgjedhjet e reja. Arsyeja për këtë është se kandidati i ekstremit të djathtë Calin Georgescu fitoi në raundin e parë. Ai është pro Rusisë dhe Guardian raporton se ai raportoi “zero shpenzime për fushatën”. Në kushte të tilla me shpenzime zero, dolën prova se kishte ndërhyrje të jashtme ruse, një fushatë masive kibernetike në Tik Tok e orkestruar nga Moska për përfitimin e saj, e cila fluturoi nën radarin e autoriteteve rumune.
Zgjedhjet presidenciale rumune konsiderohen si një referendum për kursin e ardhshëm të këtij anëtari të NATO-s dhe BE-së. Mijëra rumunë dolën në rrugë për të protestuar në mbështetje të qëndrimit të vendit në komunitetin euro-atlantik. Rreth 3,000 njerëz marshuan në Bukuresht në mbrëmjen e 5 dhjetorit, duke kërkuar që Rumania të vazhdojë rrugën e saj pro-evropiane.
Këshilli i Lartë i Mbrojtjes Kombëtare i Rumanisë (CSAT) deklasifikoi dokumentet më 4 dhjetor që zbuluan se vendi ishte objektivi i një “veprimi hibrid agresiv rus” që çoi në fitoren tronditëse të së djathtës ekstreme në raundin e parë. Për rrjedhojë, Gjykata Kushtetuese përmbysi fitoren zgjedhore të Georgescu-t pasi shërbimet e inteligjencës paraqitën dokumente sigurie që tregonin se fushata zgjedhore ishte pjesë e një sulmi hibrid të koordinuar nga një shtet i huaj.
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë vendosi njëzëri në bazë të nenit 146 (f) të Kushtetutës, dhe vendimi lidhet me ligjshmërinë dhe saktësinë e procesit të zgjedhjeve presidenciale dhe kërkon “përsëritjen e të gjithë procesit zgjedhor”. Gjykata deklaroi se integriteti i votës vihej në pikëpyetje, pasi njëri prej kandidatëve përfitoi promovim të padrejtë.
Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.