Gjykata Evropiane hapi lëndë për rastin “Tanku” pas ankesës së Jankulloskës

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg ka hapur lëndë pas ankesës së ish-ministres së Brendshme Gordana Jankulloska në rastin “Tanku”, në të cilin ajo u dënua për blerjen e automjetit Mercedes të blinduar, transmeton Portalb.mk.

Gjykata do të shqyrtojë nëse ka pasur shkelje të së drejtës për një gjykim të drejtë në procedurën në RMV.

“Edhe pse kanë kaluar pothuajse 5 vjet që nga paraqitja e kërkesës në GJEDNJ, dhe unë kam duruar dënim të padrejtë dhe dëmi që kam pësuar në nivel privat dhe profesional nuk mund të kompensohet, dija se këto shkelje janë njohur nga GJEDNJ është ende një kënaqësi e vogël personale për mua”, tha Jankulloska në një njoftim.

Duke komentuar këtë, kryeministri i vendit Hristjan Mickoski tha se turpërohen para Strasburgut nga ata që e kontaminojnë gjyqësorin dhe prokurorinë.

Vërejta se kumtesë qartë thuhet se kanë vërejtje ndaj procesit, mënyrës gjykimit, shkelje drejtave njeriut dhe se hapin lëndë për ta shqyrtuar atë proces. Do t’ju rikujtoj se për raste tilla ne flasim prej kohësh. Këta janë ata gjyqtarë cilëve u duket e vogël paga dhe kërkojnë dyfish, trefish shumë. imponuar politikisht dhe kapur nga qeveria e mëparshme,” tha Mickoski

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska më 1 nëntor 2023 u lirua nga burgu pasi u miratua ankesa e saj dhe mori lirim me kusht për pjesën e mbetur të dënimit me burg në rastin “Tanku” për blerjen e Mercedesit të blinduar, ku u dënua me katër vjet.

Jankulloska filloi të vuante dënimin më 28 shtator 2020. Vendimin për lirim me kusht e ka marrë Gjykata e Apelit në Shkup, te e cila ajo u ankua pasi u refuzua nga Gjykata Themelore Penale.

Ajo në vitin 2018 dënua me gjithsej 6 vjet burg, ndërsa Gjykata e Apelit paraprakisht ia uli dënimin në 4 vjet.