Gjykata e Apelit e ndryshoi aktvendimin lirues për rastin “Tenderët” në refuzues

Gjykata e Apelit e ndryshoi aktvendimin lirues për rastin “Tenderët” të ish Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në refuzues, pasi e respektoi ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për shkak të vjetërsisë, raporton MIA.

Në këtë rast një nga të akuzuarat ishte ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska – Milevska.

“Është respektuar ankesa e PTHP NKOK dhe sipas ankesës dhe detyrimit zyrtar është ndryshuar aktvendimi lirues në refuzues. Aktvendimi KOKZ. nr.149/23 është sjellë më 15.02.2024 dhe është dorëzuar në gjykatën e shkallës së parë”, konfirmuan nga Gjykata e Apelit për MIA-n.

Për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, të sjella me “procedurë të shkurtë” në shtator të vitit të kaluar, më parë u vjetëruan një pjesë e akuzave për “Target – Fortesa”, “Talir”, “Trajektorja” dhe “I fuqishmi”, të hapura nga ish Prokuroria Speciale Publike për ndjekjen e veprave penale që kanë lidhje dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së jashtëligjshme të komunikimeve.

Ndryshe, Kançeska Milevska është e akuzuara e parë në rastin “Tenderët” për keqpërdorim të tenderit për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi si dhe nga projekti “Shkupi 2014” me çka buxheti, sipas aktakuzës është dëmtuar për rreth 54 milionë denarë.

Sipas aktakuzës, një pjesë e punëve ndërtimore në Muze janë kryer në favor të personit juridik “Beton” nga Shtipi. Para publikimit të shpalljes për dhënie të kontratës së prokurimit publik dhe para kryerjes së procedurës në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, Kançeska Milevska përmes bisedimeve me drejtorin e përgjithshëm të Ndërmarrjes ndërtimore “Beton” nga Shtipi ka urdhëruar vazhdimin e punës së Muzeut, ku janë kryer punët ndërtimore sipas kontratës së lidhur më parë për furnizim publik.