Gjuajtën me armë në një dasmë, u arrestuan dy policë nga Policia e Maqedonisë së Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy kolegë që kishin gjuajtur me armë zjarri gjatë një dasme familjare në fshatin Debresht. Ndaj tyre është paralajmëruar kallëzim, transmeton Portalb.mk.

“Më 28 gusht nga ana e punonjësve të policisë në RPB Prilep, u zgjeruan hetimet në lidhje me veprën penale “rrezikimi i sigurisë së përgjithshme” në dasmën familjare në fshatin Debreshtë”, deklarojë nga Policia.

U paralajmëruan që po punohet në zbardhjen e personave që kanë gjuajtur në dasmën familjare, duke përfshirë edhe komandantin policor E.R.

“Dy prej tyre janë punonjës të policisë: 28 vjeçar N.I. dhe 28 vjeçar E.I. nga RPB Prilep, ndërsa dy janë ushtar profesional, 26 vjeçari B.H. dhe 23 vjeçari I.R.”, njoftojnë nga Policia, të cilët sqaruan që janë kryer shtatë bastisje.