“Bomberi” i Manchester United i ofrohet “galaktikëve” të Real Madrid

Pavarësisht se tekniku i “galaktikëve” të Real Madrid, Carlo Ancelotti u shpreh se merkatoja e verës për “madrilenët” është mbyllur këtë, në mediat e huaja po qarkullojnë lajme se në “Santiago Bernabeu” mund të “zbarkojë” brenda këtyre ditëve dhe një lojtar tjetër, raporton ABC.

Siç bëjnë me dije mediat britanike, “galaktikët” janë në kërkim të një sulmuesi pas dëmtimit që pësoi Vinicius, i cili ende nuk dihet se sa do të qëndrojë jashtë fushave e për këtë arsye Manchester United i ka ofruar “los blancos”, sulmuesin Antony Martial.

Francezi nuk është aspak në planet e trajnerit Erik Ten Hag dhe për këtë arsye ai kërkon mënyrën më të shpejtë për ta hequr qafe. United i ka kërkuar në këmbim spanjollëve 13 milionë paund për kartonin e Marsial, i cili erdhi për plot 50 milionë euro në verën e 2015 nga Monaco në “Old Trafford”.