Gjermania propozoi të ndalohen cigaret elektronike me shije

Komesari në qeverinë gjermane për varësi dhe droga, është shprehur kundër reklamimit të cigareve elektronike me shije, duke vlerësuar se, objektivi i këtij sektori janë të rinjtë, transmeton Portalb.mk.

“Reklamimi agresiv i cigareve elektronike me shije të qershisë apo mentolit i inkurajon të rinjtë të pinë duhan. Me këtë, ata joshen me cigare elektronike të lira për një përdorim”, deklaroi komesari Burkhard Blajnert.

Reklamuesit e internetit u ofrojnë lirime atyre që blejnë për herë të parë dhe për blerje të sasive të mëdha dhe sipas komesarit, kjo duhet të ndryshohet. Ai tha se, industria e duhanit harxhon 250 milionë euro për reklamim dhe sponzorim.

Dhoma e lartë e Parlamentit gjerman po e shqyrton propozimin që të ushtrohet presion për ndalesë të cigareve elektronike për një përdorim në gjithë BE-në, të cilët në fakt, duhet të trajtohen si mbetje elektronike.

Në Gjermani, cigaret elektromike lejohet të shiten vetëm për të rriturit, ndërsa ato po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara në mesin e të rinjve.