Gjashtë gola në ndeshjen ndërmjet Arsimit dhe Shkupit

Sot u hap java e XXIX-të në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Ndeshja e parë u zhvillua ndërmjet Arsimit dhe Shkupit. Në këtë ndeshja u shënuan gjashtë gola, transmeton Portalb.mk.

Me këtë ndeshje, Arsimi ngjitet në vendin e gjashtë me 38 pikë, një pik e një ndeshje më shumë se Bashkimi, ekip i cili do të udhëtojë në Tetovë për të luajtur kundër Shkëndijës të hënën. Po atë ditë do të luhet edhe ndeshja ndërmjet Strugës dhe Sileksit.

Të shtunën do të luhet ndeshja ndërmjet Makedonija Gj.P. dhe Rabotniçkit, ndërsa të dielën dy ndeshje tjera, AP Brera – Pelister dhe Vardar – Tikvesh.

Në krye të tabelës gjendet Vardari me 68 pikë, Shkëndija e dyta me një pik më pak, ndërsa në pozitën e tretë gjendet Struga me 59 pikë.

Kanë ngelur edhe katër javë të tjera deri në përmbylljen e kampionatit.