Gazetari Goshe Nikolov mori çmimin “Lajmëtari i të Padukshmëve” për vitin 2024

Gazetari Goshe Nikollov është fituesi i çmimit “Lajmëtari i të Padukshmëve” për vitin e kaluar, për tekstin e botuar në Meta.mk me titull “Revolucioni në qasje: Fuqia transformuese e Inteligjencës Artificiale për personat me aftësi të kufizuara”, transmeton Portalb.mk.   

Në tekstin e shpërblyer, Nikollov trajtoi mundësitë e shumta (si rritja qasjes, pavarësia dhe komunikimi më i lehtë) që ofron inteligjenca artificiale për personat me aftësi të kufizuara. Nikollov mori këtë çmim edhe vitin e kaluar, për artikullin dhe videon nga seria “Pse (jo) kështu”, me temën “Mitet dhe dezinformimet më të zakonshme rreth personave me aftësi të kufizuara”. 

Përveç Nikollov, fituesit vjetorë të çmimit janë Ana Arsenovska Zafirova, Emilija Bunteska Nacoska, Kristijan Landov, Ljubica Ivanova, Natasha Dokovska dhe Sllobodan Ivanov. 

Çmimet do t’u ndahen fituesve të enjten.