Zhurma e veturave dje në Tetovë, policia me detaje për ngjarjen 

Lidhur me zhurmën e shkaktuar nga automjetet në Tetovë për orë të tëra dje, Policia e Tetovës njoftoi se do të merr masa ndaj organizatorit, raporton Portalb.mk. 

“Më 13.07.2025 në orën 20:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë vepruar në përputhje me një raport të marrë më parë për mbajtjen e një ekspozite të makinave të modifikuara në një parking privat të një qendre tregtare në Tetovë, ku janë përdorur piroteknikë – fishekzjarre, të cilët nuk ishin raportuar më parë në njoftim. Vendi është fotografuar dhe janë marrë masa përkatëse kundër organizatorit B.A. (29) nga Shkupi dhe është përpiluar një procesverbal për shkelje sipas nenit 31 të Ligjit për Kundërvajtje Kundër Rendit dhe Qetësisë Publike”, informoi SPB Tetovë. 

Sipas nenit 31, kushdo që qëllon me armë zjarri pa autorizim, përdor piroteknikë ose material të ngjashëm shpërthyes ose të ndezshëm, ose në një mënyrë të ngjashme cenon qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, do të gjobitet në shumën prej 100 deri në 250 euro në kundërvlerë të denarit.