Çmimet e derivateve të naftës në RMV do të ndryshojnë në mesnatë
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,73% në raport me vendimin e datës 30.06.2025, raporton Portalb.mk.
“Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina 2,502%, te nafta rritja është mesatarisht për 2,230% edhe te vaji ekstra i lehtë rritja është për 2,494% dhe te mazuti rritja është rreth 1,000% me ç’rast në strukturën e çmimeve të derivateve të naftës është kryer përshtatje përkatëse”, theksohet në njoftim.
Nga KRRE njoftojnë se, çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) rritet për 0,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 ulen për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,174 den/kg.
“Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që nga ora 00:01 e datës 08.07.2025. Tregtarët me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe lëndëve djegëse për transport, mund ti formulojnë çmimet e derivative të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar”, sqarojnë nga Komisioni.