Fundi i një epoke për gjigantin Japonez të elektronikës Toshiba

Ish një kohë kur një prej pajisjeve si televizori, kompjuteri, altoparlanti apo pajisje të tjera elektronike ishin prodhuar nga Toshiba, raporton PCW. Dikur një poster i dominimit Japonez në elektronike – njohur edhe si Japan Inc – kompania është larguar nga bursa e Tokios pas 74 vitesh.

Por çfarë ndodhi me një prej emrave industrialë më të famshëm të Japonisë?

E gjitha filloi në 2015-ën kur praktika të këqija në disa divizione dolën në dritë e shumica prej tyre kishin lidhje me lidershipin e kompanisë.

Për 7 vite, Toshiba kishte raportuar fitim më të lartë sesa kishte në të vërtetë me diferencë prej 1.59 miliardë dollarësh.

Në 2020-ën Toshiba gjeti parregullsi të tjera. Pas një hetimi në 2021 u mësua se Toshiba kishte bashkëpunuar me Ministrinë Japoneze të Tregtisë – e cila e shikonte Toshiban si një aset strategjik – për të penguar interesat e investimeve të huaja.

Asokohe ekspertët thanë se kjo lëvizje e kishte bërë investimin në aksionet Japoneze të vështirë, jo vetëm për Toshiba, por për mbarë tregun.

Në fund të 2016-ës Toshiba tha se do të ndërtonte një impiant nuklear disa miliarda dollarë që kompania Amerikane Westinghouse Electric e kishte blerë një vit më parë.

Tre muaj më vonë Westinghouse shpalli falimentin duke lënë Toshiba përballë një kolapsi të biznesit të saj nuklear me 6 miliardë dollarë humbje.

Kompania vendosi të shesë disa biznese të saj si telefonët mobilë, sistemet mjekësore etj. Më pas u detyrua të nxirrte në shitje njësinë e çipeve Toshiba Memory një marrëveshje që u shty për disa muaj për shkak të mosmarrëveshjeve me një prej partnerëve.

Në një kohë kur kompanitë po investonin në teknologjitë e të ardhshmes, Toshiba po përpiqej të shiste asetet.

Në 2017-ën mori një injektim prej 5.4 miliard dollarësh nga investitorë të huaj duke shmangur delistimin nga bursa. Por kjo do të thoshte se aksionerët kishin më shumë influencë në drejtimin e kompanisë.

Kjo çoi në beteja të zgjatura që paralizuan prodhuesin e baterive, çipeve, pajisjeve bërthamore dhe sistemeve të mbrojtjes.

Pas diskutimeve të shumta nëse Toshiba duhej të ndahej në disa kompani të vogla një komitet nisi të eksplorojë privatizimin e saj. Në Qershor të 2022 kompania mori 8 propozime për blerje.

Në fillim të vitit kompania konfirmoi se do të merrej nga një grup investitorësh Japonezë udhëhequr nga Japan Investment për 14 miliardë dollarë.

Nuk është e qartë se si pronarët e rinj planifikojnë të kthehen në Toshiba, por kryetari i saj në largim ka thënë se shërbimet dixhitale me fitime të mëdha do të jenë në fokus.

JIP ka një histori në ringjalljen e bizneseve nga prodhues të mëdhenj, duke përfshirë divizionin e laptopëve të Sony dhe njësinë e kamerave të Olympus.

Pasi bleu biznesin Vaio të laptopëve Sony në 2014-ën, ndihmoi kompaninë të regjistronte shitje rekord vitin e kaluar.

Por Toshiba është një kompani shumë e madhe e interesat janë të larta: Toshiba punëson 106 mijë njerëz dhe disa prej operacioneve të saj shihen si kritike për sigurinë kombëtare të Japonisë.