U përfshi nga zjarri një bojler në konviktin “Stiv Naumov”, të gjithë studentët janë të sigurt pas evakuimit

Platforma studentore “Studentaria” njofton se mbrëmë është përfshirë nga zjarri një bojler në njërën prej barakave të konviktit studentor “Stiv Naumov” në Shkup, për të cilin rast e kanë njoftuar disa studentë, transmeton Portalb.mk.

“Sipas tyre, disa minuta pas mesnatës u aktivizuan sensorët kundër zjarrit, pas së cilës të gjithë studentët u evakuuan. Falë reagimit të shpejtë të njërit prej studentëve, zjarri u shua“, njofton “Studentaria”.

Sipas platformës, të gjithë studentët janë të sigurt.

Ndryshe, barakat e vjetra dhe të amortizuara prej druri në konviktin “Stiv Naumov” u rrënuan plotësisht, ndërsa në vendin e tyre, në qershor të vitit 2014, u vunë në përdorim tetë pavijone të reja (baraka), me kapacitet për rreth 140 studentë.

Këto pavijone nuk ishin pjesë e rindërtimit të ri të konviktit “Stiv Naumov”.