Flota Globale Sumud shumë afër Gazës, mes kërcënimeve izraelite për ta ndaluar misionin e saj

Flotilja Globale Sumud thotë se flota e saj ka lundruar në “zonën me rrezik të lartë”, 150 milje detare (278 km) nga Gaza, ku flotiljet e mëparshme u sulmuan ose u ndaluan nga forcat izraelite, raporton AlJazeera.

Aktivistja Sarah Wilkinson nga Flotilja Globale Sumud njoftoi se vetëm brenda tre orësh, populli i Gazës do të mund të shohë anijet përgjatë bregdetit të tyre, një moment i fuqishëm solidariteti. Ajo e përfundoi mesazhin e saj me një thirrje kumbuese: “Palestina e lirë, Palestina e lirë”.

Raportuesja Speciale e OKB-së, Francesca Albanese, dhe presidenti Kolumbian, Gustavo Petro, kanë kërkuar që Flotilja të lihet të vazhdojë pa u dëmtuar.
Anijet nga Spanja dhe Italia kanë lundruar me flotiljen për të siguruar kalimin e saj të sigurt nëpër ujërat ndërkombëtare, ndërsa dronët nga Turqia kanë fluturuar sipër saj, në një përpjekje të dukshme për të monitoruar çdo sulm të mundshëm.

Italia ka thënë se fregata e saj, e cila po ndiqte flotiljen, do të tërhiqet.

Ndërsa anijet pranë Gazës, Flotilja Sumud ka vënë në dispozicion video të drejtpërdrejta për sigurinë e atyre që janë në bord.
Izraeli është betuar të ndalojë flotiljen që shkon drejt Gazës, duke pretenduar se vullnetarët po përpiqen të “thyejnë një bllokadë të ligjshme detare”, por ligji ndërkombëtar është i qartë në lejimin e ndihmës humanitare.