Finalja e Kupës së RMV-së në futboll do të luhet në Shkup
Ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë së Veriut do të luhet në Arenën Nacionale “Todor Proeski” në Shkup. Ndeshja do të luhet më 20 maj, transmeton Portalb.mk.
Në finale do të përballet Shkëndija e Tetovës me Sileksin e Kratovës. Ndeshja do të fillojë prej orës 20:00.
Më 6 maj, Shkëndija e Tetovës arriti të kualifikohet kundër në përballjen ndaj Shkëndijës së Haraçinës, ndërsa Sileksi e eliminoi Ohrin. Shkëndija gjendet në vendin e dytë në Ligën e Parë, ndërsa Sileksi në vendin e katërt.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2025.
Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua në Ligën e Parë për herë të parë.