Nxënësit e RMV-së përmes mjetit të ri digjital do të kenë lehtësi gjatë përzgjedhjes së shkollës së mesme, vlerësoi Ministria

Ministria për Arsim dhe Shkence e promovoi programin për kualifikim online, duke e vlerësuar si një mjet digjital i cili do ta lehtësojë zgjedhjen e nxënësve të shkollës fillore gjatë regjistrimit në arsimin e mesëm, transmeton Portalb.mk.

“Udhëzuesi ka rol informues dhe këshillues dhe do t’u ndihmojë nxënësve dhe prindërve të tyre që më mirë t’i kuptojnë drejtimet arsimore, perspektivat për arsimim të mëtejshëm, si dhe mundësitë për punësim dhe zhvillim në karrierë. Besoj se të rinjtë do ta përdorin dhe do ta lehtësojnë zgjedhjen e shkollës së mesme kur të vijë momenti për këtë”, tha ministrja Vesna Janevska.

Programi është përgatitur me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës, ndërsa vlerësohet si një program ë do të mundëson kërkim të lehtë sipas sektorëve, kualifikimeve, rajoneve, shkollave dhe niveleve.

Ndryshe, konkursi për regjistrimin në shkollat e mesme planifikon 25 mijë vende të lira, 17 për shkollat profesionale, ashtu ë 7 mijë janë për paralele duale.