Këta dy ekipe u kualifikuan në Kupën e Maqedonisë së Veriut
Sot u luajtën gjysmëfinalet e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll. Në njërën ndeshje fitoi Shkëndija e Tetovës, ndërsa në tjetrën Sileksi, transmeton Portalb.mk.
Shkëndija e Tetovës arriti të fiton në Kumanovës kundër Shkëndijës së Haraçinës me rezultat 0:2. Fitorja e sotme dhe fitorja e 22 prillit në Tetovë, i mundësuan Shkëndijës kualifikim për në finale e Kupës.
Në finale, Shkëndija do të përballet me Sileksin e Kratovës. Ky ekip në ndeshjen e parë gjysmëfinale luajti barazim me Ohrin, ndërsa sot arriti të fiton në Kratovë me rezultat 1:0.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2025.
Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua në Ligën e Parë për herë të parë.