Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut, filloi shitja e biletave
Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) përmes platformës onlajn prej sot ka filluar shitjen e biletave për ndeshjen finale ndërmjet Vardarit dhe Strugës, transmeton Portalb.mk.
“Çmimi biletës është 100 denarë pr tribunën e jugut dhe veriut, ndërsa 50 denarë për tribunën e perëndimit, ku planifikohet për tifozët e Vardarit”, sqaroi Federata, duke theksuar se shitja do të behet në adresën eticket.ffm.mk.
Ndeshja do të luhet më 21 maj në Arenën Nacionale “Todor Proeski” në Shkup.
Ndryshe, në vitin 2024 në garën për Kupën e Maqedonisë, Tikveshi në finale ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.
Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin.
Më 7 maj, me fitoren kundër Rabotniçkit, Shkëndija siguroi pikët për t’u shpallur kampion në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Ndeshjet e javës së fundit në Ligën e Parë në sezonin 2024/25 do të luhen më 17 maj.