Filloi gara për rektorin e ri të Universitetit të Tetovës, afati i fundit për aplikim është 29 maj

Universiteti shqiptar më i madh në vend, Universiteti i Tetovës duhet të emërojë rektor të ri për periudhën 2023-2026. Për këtë UT-ja ka shpallur konkurs publik, shkruan Portalb.mk.

shpalljen publike të publikuar në ueb-faqen e UT-së, thuhet se kriteret e detyrueshme për zgjedhjen e rektorit të ri janë: Të jetë shtetas i RMV-së; Të jetë profesor i rregullt (ordinar), me së paku 15 vjet përvojë pune si kuadër mësimor; dhe Kompetenca për kryerjen e funksionit rektor.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është 29 maj 2023.

Sipas statutit të UT-së rektori zgjidhet në zgjidhje të lira, të drejtpërdrejta dhe të fshehta nga anëtarët e këshillave mësimorë-shkencorë, përkatësisht këshillave shkencorë dhe njësive. Në statut thuhet se procedura për zgjedhjen e rektorit duhet të përfundojë deri më 30 qershor të vitit në vijim ndërsa nëse procedura nuk përfundon në këtë afat, zgjedhja e rektorit duhet të përfundojë më së voni deri më 15 shtator të vitit në vijim.

Sipas statutit të UT-së, rektori e merr detyrën në fillim të vitit akademik.

Aktualisht ushtrues detyre i rektorit në UT, nga viti 2022 është Kushtrim Ahmeti. Para tij për dhjetë vjet ishte Vullnet Ahmeti duke filluar nga viti 2012 deri më 2022 me një ndërprerje të vogël kur për periudhën dhjetor 2021 – maj 2022 ushtrues detyre u emërua Reshat Qahili.

Ndryshe, rektor të ri së shpejti do të zgjedh edhe universiteti më i vjetër dhe më i madh në vend, “Shën Kirili dhe Metodi” (UKM). Në garë janë gjashtë kandidatë ndërsa votimi është caktuar për datën 30 maj, nga ora 14-16, në të 23 fakultetet dhe 5 institutet.