Fillkov: Interpelanca për Kocevskin është tregues i fuqishëm për atë se në cilin drejtim do të duhej të lëvizin gjërat

Nuk mendoj se është mirë që cilido funksionarë i emëruar ta injorojë vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvend, porositi ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, njofton Portalb.mk.

Ai në intervistë për Press24.mk thotë se interpelanca për prokurorin publik Lupço Kocevski është tregues i fuqishëm për atë se në cilin drejtim do të duhej të lëvizin gjërat.

“Nuk mendoj se është mirë që cilido funksionarë i emëruar ta injorojë vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes përfaqësuesve në Kuvend. Prioriteti ynë është kthimi i besimit në sistemin gjyqësor dhe ruajtje të pavarësisë dhe integritetit të tij. Si Qeveri, jemi fuqimisht të vendosur të mos lejojmë që Prokuroria të perceptohet, ndërsa edhe më pak të funksionojë si instrument të cilësdo parti politike. Prokuroria duhet të jetë e pavarur, profesionale dhe e liruar nga çfarëdo lloj presionesh, pa dallim se prej nga vijnë”, theksoi Fillkov në intervistë.

Sipas tij, të papërgjigjura mbetën një pjesë e madhe e rasteve, posaçërisht ato të cilat u dedikohen korrupsionit të lartë, ë edhe më shumë e nxit perceptimin se drejtësia po zbatohet në mënyrë selektive. Kjo, deklaroi Fillkov, drejtëpërdrejtë e dlmton besueshmërinë e Prokurorisë.

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut më 29 korrik votoi mosbesimin ndaj prokurorit publik të Maqedonisë Lupço Kocevski. Interpelanca u dorëzua nga partia “E Majta”,

Shkarkimi i tij filloi në shkurt-mars, kur kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe kolegët e tij të partisë iniciuan një procedurë për shkarkimin e Kocevskit. Megjithatë, procedura u ndalua, siç tha Mickoski në atë kohë, për shkak të tragjedisë së madhe në Koçan në të cilën vdiqën 62 të rinj, të rritur të rinj dhe fëmijë.

Pas tragjedisë në Koçani, kryeministri Hristijan Mickoski kishte njoftuar për pezullimin e procedurës për shkarkimin e Kocevskit, duke pasur parasysh hetimin e gjerë që po zhvillohet në lidhje me rastin. I pyetur nga gazetarët, kryeprokurori pati deklaruar se për të gjëja më e rëndësishme është që Prokuroria të punojë dhe të merret me tragjedinë që prek të gjithë qytetarët.