Festa e Librit në Gostivar gjallëron qytetin me libra dhe muzikë

Festa e Librit në Gostivar është ngjarje që e ngjall qytetin duke grumbulluar njerëz të ndryshëm nga vendi si edhe nga Shqipëria e me gjerë. Festa filloi dje më dhe do zgjasë deri më datë 15 shtator. Vëmendjen kjo ngjarje e merr për librat që promovohen, botuesit që kanë ardhur për në panair si edhe pjesëmarrës të tjerë nga fusha tjera, njofton Portalb.mk.

Festa e Librit- Gostivar
Festa e Librit- Gostivar

Organizatorë të kësaj ngjarjeje janë Shpend Bajrami nga Lidhja e Shqiptarëve në Botë, Shkëlzen Halilaj nga qendra “Mozaik” si edhe është përkrahur nga Komuna e Gostivarit.

Në natën e parë u promovua libri “Rrethimi i Shkodrës” i cili është përkthyer në anglisht nga studiuesi amerikan që flet një shqipe të rrjedhshme David Hosaflook i cili për gati njëzet vite ka jetuar në Shqipëri, kryesisht në Shkodër ku siç shprehet ai ka qenë i dashuruar me atë kala, fortifikatë dhe ky libër është një dhuratë që i bëhet qytetit që e ka përzemër, Shkodrës.

Ngjarja mbahet te amfiteatri i qytetit, ndërsa në hapje u promovua edhe libri “Ato gdhendin vuajtjen”  nga shkrimtarja Alketa Gashi Fazliu. Po ashtu i pranishëm ishte Ardit Stafa i cili paralajmëroi rikthimin e tij të fuqishëm në muzikë i cili performoi krahas Betime Zylali Jakupit. Hapjen e kanë përshëndetur dhe mysafirë tjerë të rëndësishëm.

Festa e Librit- Gostivar
Festa e Librit- Gostivar

Nata e dytë, parasheh promovime librash si: Muri i heshtjes nga Gani Mehmetaj, Alzajmer’s secrets nga Arba Shabani si edhe “Portret letrar” i poetes Zejnepe  Rexhepi, shoqërimi muzikor erdhi nga Eltiona Salmani- Elti si dhe Lik Miftari.

Shpend Bajrami- Organizator
Shpend Bajrami- Organizator

Nata e tretë, më 15 shtator kur do të jetë dhe nata e fundit, pra nesër, pritet që librin me tregime ta promovoj dhe shkrimtarja Flutura Açka “Tulipanë të vonuar”  , si edhe librin me poezi “Ende frymon” nga Valbona Hadri, për pjesën muzikore të kësaj nate kujdeset Premtim Nuhija.

Në fund të secilës natë është ndarë mirënjohje, ndërsa është vërejtur një prani e madhe të rinjsh të cilët kishin ardhur të argëtohen me programin që ofron Festa e Librit Gostivari 2023 dhe të takojnë botuesit nga Kosova, Shqipëria që kishin ardhur për të prezantuar libra në stendat e tyre, botimet më të reja që janë në qarkullim.

Mbrëmjet janë moderuar nga Klodi Kadillari. Ky aktivitet gjithnjë e më shumë po përhapet dhe njerëzit mezi presin që amfiteatrin e qytetit ta shohin përplot me njerëz dhe aktivitete kulturore.