Fëmijët e Nerezit dhe Taftalixhes do të mësojnë në shkollën “Vëllazërimi”, pasi s’ka vend në shkolla tjera
Nxënësit e klasës së parë nga Komuna e Karposhit do të duhet që patjetër të mësojnë në shkollat që janë më afër adresave ku jetojnë. Kryetari Stevço Jakimovski sot në konferencë për shtyp është miratuar vendim për riorganizim të shkollave pasi që në një pjesë të shkollave mësimi patjetër duhet të mbahet në tre turne, njofton Portalb.mk.
“Nga ana tjetër, kemi shkolla të cilat nuk kanë numër të mjaftueshëm të nxënëse, dhe e gjithë kjo falë paragjykimeve të prindërve që të mos shfrytëzohen disa shkolla përkatëse, derisa kemi trysni ndaj shkollave tjera. Mu në shkollën “Vllado Tasevski” në vendbanimin Kozle ku ndodhemi sot, ka trysni të madhe për regjistrim të fëmijëve, kështu që në këtë institucion kemi 1.010 nxënës”, tha Jakimovski.
Ai tha se me vendim të Këshillit të Komunës Karposh, fëmijët që jetojnë në lokacionin prej rrugës “Ruzvelltova” deri në rrugën “Bradfordska”, do të mësojnë në shkollën “Vojdan Çernodrinnski”. Kështu fëmijët e lagjes Nerezi i Poshtëm dhe i Mesëm, por edhe nxënësit e vendbanimit Taftalixhe, do të mësojnë në shkollën “Vëllazërimi”.
Jakimovski tha se shkollat në Karposh nuk do të pranojnë fëmijë nga komunat tjera dhe i ftoi prindërit të mos tentojnë të sjellin dokumente për regjistrim.