Federata mori masa në lidhje me parregullsitë që ndodhën në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut

Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut u zhvillua ndërmjet Sileksit dhe Shkëndijës në Arenën Nacionale “Teodor Proeski”, ku Sileksi arriti të shpallet fitues i Kupës. Në këtë ndeshje u zhvilluan shumë parregullsi nga të dy ekipet, për çka u morën masa ndëshkuese nga Federata, transmeton Portalb.mk.

“Hapje e procedurës disiplinore kundër Shkëndijës për shkak të mosrespektimit të himnit kombëtar, fishkëllimës së tij dhe mosngritjes gjatë intonimit nga ana e tifozëve të klubit”, raportoi Federata, duke theksuar edhe përdorimin e mjeteve piroteknike dhe thirrjeve nacionaliste, për çka ishte hapur procedurë edhe ndaj Sileksit.

Procedurë është hapur ndaj Shkëndijës edhe për thirrje fyese kundër FFM-së dhe refuzimit për të marrë medalje.

“Hapje e procedurës disiplinore kundër KF Shkëndija për shkak të shfaqjes së flamujve me përmbajtje fyese dhe të palejuar, si dhe shfaqjes së një flamuri me përmbajtje naziste, për të cilën klubi tashmë ishte sanksionuar nga UEFA”, raportoi Federata, duke e marrë sjelljen e Shkëndijës si përçmim ndaj Federatës.