Federata mori masa ndëshkuese ndaj disa ekipeve, lojtarëve dhe zyrtarëve në futbollin e Maqedonisë së Veriut
Disa futbollist dhe pjesëtarë të futbollit në Maqedoninë e Veriut janë sanksionuar nga Komisioni Disiplinor në Federatën e Futbollit të Maqedonisë për sjellje josportive gjatë ndeshjeve të fundit, transmeton Portalb.mk.
“Ronaldo Uebster nga KF Shkëndija është pezulluar për tri ndeshje; Ilija Apostolovski nga KF Vardar Negotinë është dënuar me pezullim prej tri ndeshjesh; Dino Miholov dhe Luka Bojaxhiev, lojtarë të KF Bregalnica 2008, me një ndeshje; Arsim Lamalari dhe Iljaz Çilafi, lojtarë të KF Shkëndija Haraçinë 77, me një ndeshje moslojë, Mahir Ajruli me pesë ndeshje moslojë, Damjan Serafimov, lojtarë i KF Ohër, dhe Egzon Belica, lojtar i KF Rabotniçki, dënohen me një ndeshje moslojë.”, raportoi Federata.
Komisioni mori masa edhe ndaj kreut të stafit të trajnerëve të Bregalnicës, Vllatko Kostov, duke e pezulluar për një muaj nga puna. Masë e njëjtë është marrë edhe ndaj komisionarit të sigurisë në Shkëndijë të Haraçinës, Isuf Avdiramani, dhe ndaj trajnerit të Rabotniëkit, Shaban Suliman.
Masa janë marrë edhe kundër Bregalnicës për shkak organizimit të dobët të ndeshjet kundër Shkëndijës së Haraçinës, ndërsa kjo e fundit u dënua për shkak përdorimit të mjeteve piroteknike.
“Komiteti Disiplinor ka nisur procedurë kundër KF Vardari, për përdorimin e mjeteve piroteknike në ndeshjen e xhiros së 31-të kundër KF Sileks. Gjithashtu është nisur procedurë disiplinore kundër KF Shkëndija për brohoritje të papërshtatshme nga grupi i tifozëve në ndeshjen e xhiros së 31-të kundër KF Struga Trim Lum”, raportoi Federata.