Facebook, Insagram dhe Threads jashtë funksioni për përdoruesit në mbarë botën

Aplikacionet e Meta si FacebookInstagram dhe Threads të gjithë po përjetojnë ndërprerje. Problemet siç duket kanë filluar në orën 16:00 ndërsa raportime të shumta ka pasur edhe për shërbimet si WhatsApp në DownDetector, raporton PCW.

Kohështrirjet e përdoruesve nuk shfaqen dot ndërsa shumica nuk mund të kyçen në to. Megjithatë WhatsApp për disa përdorues është çuditërisht funksional.

Meta është duke punuar për të adresuar problemet. Një ndërprerje e ngjashme ndodhi në 2021 kur një problem konfigurimi rrëzoi qasjen në Facebook, Instagram dhe WhatsApp për disa orë.

Gjatë hapjes së aplikacioneve shfaqet një mesazh: “Na vjen keq, diçka shkoi keq. Provo përsëri.” Sidoqoftë, WhatsApp po funksionon pa asnjë problem.”