Deri më 16 mars do të mund të aplikojnë familjet në shkollë, nëse nuk marrin më shumë se 50 mijë denarë në muaj

Nëse familjet nuk marrin më shumë se 50 mijë denarë, do të mund të aplikojnë në shkollën fillore ose të mesme, aty ku mëson fëmija i tyre, për të marrë ndihmë financiare, transmeton Portalb.mk.

“Kandidatët duhet të aplikojnë në shkollën ku nxënësi është i regjistruar. Afati për aplikim është nga data 5 deri më 16 mars të vitit 2024”, sqaroi Ministria për Arsim dhe Shkencë

Nxënësit duhet të jenë shtetas të RMV-së, të rregullt në arsimin fillor ose të mesëm dhe familjet e tyre nuk duhet të kenë ardhura mujore më të mëdha se 50 mijë denarë nga rrogat.

Ministria për Arsim dhe Shkencë ndan 1200 denarë për çdo nxënës të shkollës fillore dhe 1800 denarë për nxënësit nga shkollat e mesme.