Eurostat: Nga 2 autobusë për 1.000 banorë, Maqedonia pak mbi mesataren evropiane
Në vitin 2024, në BE kishte 737,142 autobusë (duke përfshirë trolejbusë, minibusë ), pra 1.6 autobusë për 1,000 banorë. Maqedonia, me 3,690 autobusë ose nga 2 autobusë për 1,000 banorë, është pak mbi mesataren evropiane, transmeton Portalb.mk.
Numri më i lartë i autobusëve për 1,000 banorë u regjistrua në Maltë (4.6), pasuar nga Luksemburgu (4.0) dhe Estonia (3.7). Normat më të ulëta u regjistruan në Holandë (0.5), Gjermani (1.0) dhe Austri (1.2), sipas të dhënave të pajisjeve të transportit të publikuara nga Eurostat.
Në rajon, Shqipëria (3.8), Rumania (3) dhe Bullgaria (2.8) kanë numrin më të lartë të autobusëve për 1,000 banorë. Kjo pasohet nga Mali i Zi (2.4), Greqia (2.6), Serbia (1.8), Kroacia (1.5) dhe Bosnja dhe Hercegovina (1.3).
Kjo shkallë motorizimi ka mbetur e qëndrueshme gjatë 10 viteve të fundit, ndërsa numri i makinave të pasagjerëve për 1,000 banorë është rritur ndjeshëm gjatë së njëjtës periudhë (nga 506 në vitin 2014 në 578 në vitin 2024). Maqedonia, me 319 makina për 1,000 banorë, mbetet nën mesataren evropiane, megjithëse ka parë një rritje të konsiderueshme gjatë dhjetë viteve të fundit, nga 180 në vitin 2014.
Mesatarisht, 5.1% e flotës së autobusëv u rinovua në të gjithë BE-në në vitin 2024, ndërsa Maqedonia, me 379 autobusë të rinj në vitin 2024, ka një shkallë rinovimi të flotës prej 10.2%.
Shkalla e rinovimit përfaqëson raportin e automjeteve të regjistruara rishtazi me të gjitha automjetet, duke përjashtuar ato të dorës së dytë. Në BE, shkalla më e lartë e rinovimit është në Luksemburg, ku u rinovua 11.6% e flotës, 9.6% në Holandë dhe 9.5% në Austri. Në të kundërt, vetëm 0.7% e flotës u rinovua në vitin 2024 në Bullgari, 2.4% në Poloni dhe 2.5% në Hungari.
Përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e ajrit, veçanërisht në zonat urbane, kanë pasur një ndikim pozitiv në pjesën e autobusëve dhe furgonëve me emetim zero midis të gjitha regjistrimeve të reja të automjeteve. Në nivel të BE-së, në vitin 2024, kjo pjesë ishte më e lartë se për makinat e reja të pasagjerëve (17.8% kundrejt 13.5%), që korrespondon me 6 746 autobusë të regjistruar rishtazi dhe autobusë me emetim zero.
Në Maqedoni, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave në vitin 2024, nga 3,690 autobusë, 3,609 ishin me naftë (97.8%), 63 ishin me benzinë (1.7%) dhe vetëm 15 ishin elektrikë (0.4%).
Kujtojmë se të dhënat e Eurostat tregojnë se mërgimtarët vitin e kaluar kanë sjellë 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, apo 2 për qind të PBV-së.
Nga vendet e rajonit, më së shumti dotacione vitin e kaluar kishte diaspora e Serbisë, e cila ka dërguar 4.47 miliardë euro, pastaj Bosnja e Hercegovina me 1.99, Kosova me 1,32, Shqipëria me 1,28 miliardë dhe Mali i Zi me 345 milionë euro.