Mërgimtarët vitin e kaluar kanë sjellë 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut (Infografik)
Mërgimtarët vitin e kaluar kanë sjellë 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, apo 2 për qind të PBV-së, transmeton Portalb.mk.
Nga vendet e rajonit, më së shumti dotacione vitin e kaluar kishte diaspora e Serbisë, e cila ka dërguar 4.47 miliardë euro, pastaj Bosnja e Hercegovina me 1.99, Kosova me 1,32, Shqipëria me 1,28 miliardë dhe Mali i Zi me 345 milionë euro.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se ransferet personale të parave të dërguara nga banorët e BE-së ndaj personave që nuk janë banorë të BE-së, vitin e kaluar arrijnë 52,1 miliardë euro, që është rritje prej 6% në krahasim me vitin 2023 (49,2 miliardë euro), ndërsa fluksi i transferteve personale ndaj amvisërive për banorë të BE-së arrin gjithsej 14,8 miliardë euro, që është rritje prej 7% në krahasim me vitin 2023.