Është zgjatur deri më 30 shtator ndalesa për lëvizje në Parkun Kombëtar “Mali Sharr”

Për shkak të temperaturave të larta, motit të thatë dhe rrezikut të shtuar nga zjarret në natyrë, ndalesa për lëvizje në territorin e Parkut Kombëtar “Mali Sharr” është zgjatur deri më 30 shtator 2026, transmeton Portalb.mk.

Nga Parku Kombëtar thonë se masa është ndërmarrë me qëllim të parandalimit të zjarreve, mbrojtjes së natyrës dhe garantimit të sigurisë së vizitorëve.

U bëhet qytetarëve, vizitorëve dhe operatorëve që ta respektojnë ndalesën dhe udhëzimet e institucioneve kompetente.