Është ndjerë tërmet në Shkup dhe Tetovë

Një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter është ndjerë para disa minutash në Tetovë, Shkup dhe rrethinë, transmeton Portalb.mk.

Siç njofton Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte rreth 13 kilometra në juglindje të Tetovës, në thellësi prej 5 kilometrash.

Tërmet. Foto pritnscreen nga EMSC
Tërmet. Foto pritnscreen nga EMSC